Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është gjobitur me 5 milionë lekë të rinj për shkelje të masave anti-Covid.

Këlliçi deklaroi se po gjobiten vetëm pjesëtare të opozitës, ndërkohë ata nga mazhoranca nuk po marrin gjoba edhe pse kanë bërë të njëjtën gjë.

“Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!

Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.

Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.

Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.

Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.

Pastaj ju pret 25 prilli.

Asnje hap pas”, shkruan Këlliçi.

Gjoba ndaj tij u vendos në datë 15 shkurt, për organizim takimesh në mjedise të mbyllura me mbi 10 persona. Në javët e fundit policia ka shtuar gjobat ndaj qytetarëve, duke mos kursyer as disa persona të angazhuar në politikë, sepse në vend po raportohen shifra alarmante për sa i përket rasteve të reja ditore të të infektuarve me Covid-19 apo dhe numrit të vdekjeve.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re