Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka mbajtur fjalën e saj në Komitetin Teknik për masat e reja kufizuese.

Fico thotë se incidenca dhe përhapja e COVID-19 në javën e fundit është e madhe.

Ndërkaq ajo thotë se me rritjen e rasteve, shtohen dhe shtrimet në spital. Theksin Fico e ka vendosur tek moshat e reja për të cilat ka konstatuar se virusi po përhapet më shpejt prej tyre, ndërsa mosha në spitale është ulur.

Sipas saj 77% e kapaciteteve në spitalet COVID janë të zëna.

”Incidenca është më e lartë dhe përhapja më e madhe. Mesatarja e javës është rritur në 1 mijë e 30.

Pavarësisth numrit të shtuar të testimeve, të dhënat tregojnë rritje edhe moshat 15-24, 25-34. Sinjalet që po na jep laboratori i ISHP, përbën dyshim për variantet mutante.

Këtë javë kemi shtim të infeksioneve respiratorë që shkojnë paralelisht me sezonin e dimrit.

Edhe shtrimet në spitale, çka e kemi mësuar se me rritjen e të infektuarve, dhe të intubuarve pësojnë rritje. Mosha mesatare në spitale është ulur.

Aktualisht 77% e kapaciteteve në 4 spitalet COVID janë të zëna. Në shërbimet e reanimacionit janë 34% të zëna. Fakti e këtyre vendimeve tejet të vështira, për profesionistë, autoritete shëndetësore, ne kemi masa respektimi i të cilave është parësor. Kemi ndjekur dhe provuar që sa herë kemi respektuar kemi shkuar para.

PAvarësisht masave të reja sot, duhet të jemi të qartë që distancimi fizik, maska, puna online aty ku duhet. Mësimi me implemente online, çfarë na është rekomanduar, ato janë duhen zbatuar, dhe bashkë do ia dalim.”- tha Fico.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re