Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije këtë të mërkurë se rreth 50% e të testuarve për Covid-19 kanë rezultuar me mutacionin britanik të koronavirusit.

“Me përqindje të madhe, të testuarit nga janari e deri më tani dhe sipas informacioneve të reja, 50% e të testuarve i takojnë llojit britanez”, tha Filipçe.

Filipçe tha se për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me mutacionin britanik do të tregohen më të kujdesshëm me zbutjen e masave.

“Deri më tani në Maqedoni janë zbuluar 30 mutacione të koronavirusit britanik”, përfundoi Filipçe.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedonine e Veriut u regjistruan 347 të infektuar dhe 7 viktima. Që nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 97 mijë të infektuar me Covid-19, dhe 3010 viktima.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re