Në Shqipëri ka dyshime se prej vitesh po aplikohet një skemë e mirëfilltë mashtrimi me anë të Call Centerave. Bëhet fjalë për platforma onlinë që ofrojnë invetsime në bursë por në të vërtëtë janë të organizuara për të ‘zhvatur’ shtetas të bashkimit europian.

Ishte një letërporosi e autoriteteve gjermane që nxori në pah aktivitetin e jashtëligjshën të disa kompanive call center që operonin në kryeqytet dhe që mashtronin qytetarë gjermanë, duke i marr vlera monetare me pretendimin e investimit në kriptomonedhë.

Sipas letërporosisë rezulton se një shtetase gjemane, nga nëntori 2020 deri në janar 2021 ka transferuar shumën totale prej 9,700,00 euro, por kjo vlerë nuk iu kthye asnjëherë, as në kriptomonedhë. Në letërporosi autoritetet e huaja i kanë lënë detyrë homologëve shqiptarë të gjejnë vendodhjen e këtyre call centerve nëpërmjet adresës së IP së internetit.

Pas marrjes së këtij informacioni është urdhëruar kontrolli i disa ambienteve, ku dyshohet se kryet ky aktivitet por ende nuk ka rezultate konkrete.

Hetuesit i kanë kërkuar informacion bankave te nivelit te dyte per llogaritë dhe transaksionet e bizneseve të skeduara, përfshirë tatimeve , drejtorisë kundër pastrimit të parave kompanive telefonike per thirrjet e kryera ndaj numrave te huaj gjerman, holandez, italian dhe frances. Dyshimet janë se mbi 1 mije shtetas te huaj jane mashtruar, ndersa vlerat e vjedhura shkojne deri qindra mijëra euro investime ne bursen e rreme per 1 personë. Vlera totale e mashtrimeve thonë burimet nga grupi hetimit mund të shkojë në miliona euro.

Krahas SPAK edhe prokuroria e Tiranës po heton mbi një skemë të gjërë mashtrimi me anë të call centerave apo sic njihen ndryshe forex apo bursa onlinë. Nuk përjashtohet mundësia që në vijim dosjet të bashkohen në një të vetme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re