Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbajtur një takim ditën e sotme në kryeqytet, me rastin e 8 Dhjetorit, ditës së Rinisë.

Mirëpo jo gjithcka ka shkuar ashtu sic e kishte parashikuar Veliaj, pasi një grup studentësh kanë filluar të thërrasin “vrasës”, “mashtrues”, “ke vrarë Ardit Gjoklajn”, “ke betonizuar Tiranës”, gjë e cila ka bërë që bodigardët e kryetarit t’i sulen këtyre të rinjve dhe t’i nxjerrin jashtë me forcë.

Këta të rinj që bërtitën për t’i dhënë zë problematikave të Tiranës, si e vetmja mënyrë që të dëgjohen, pasi takimet e kryetarit të Bashkisë janë me regji qëndrore dhe shanset për të ngritur probleme janë shumë të pakta.

Ndonëse kjo ishte dita e Rinisë dhe kryefjala e kësaj dite duhet të ishin ata dhe zëri i tyre, kjo nuk e ka penguar kryebashkiakun që t’i vërsulë atyre truprojat e tij, të cilat kanë shoqeruar me forcë studentët jashtë vendit ku po mbahej takimi.

Rikujtojme se Ardit Gjoklaj vdiq në landfillin e Sharrës në vitin 2016. Pista kryesore e vdekjes së tij ka qenë ajo e goditjes në kokë nga një eskavator aty pranë, sakaq janë hedhur dhe dyshime ndaj institucioneve të hetimit për shkak se kanë mbyllur sytë në lidhje me çështjen. Protestat e shoqërisë civile kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj kanë qenë të shumta, ku në mënyrë direkte ai është akuzuar si i përfshirë në ngjarje, për shkak dhe të lidhjes së përfolur me kompaninë që merret me riciklimin e mbetjeve në Sharrë.

Po ashtu mjaft është komentuar dhe një takim që Veliaj ka pasur me Prokurorin e çështjes. Dy persona janë përballur me drejtësinë për vdekjen e Arditit: Përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, te cilet nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re