Kombëtarja shqiptare e Golfit mori pjesë në Kampionatin Europian  në Hungari. Hera e dytë për golfin shqiptar që nga vitit 2016 që bëhet pjesë e “Pannonia Golf Club  Budapest”. Sportistët që përfaqësuan vendin tonë në golf  ishin Erjon Tola, Haziz Allkja, Edmond Mebelli dhe Florjan Lushaj, të cilët bënë një paraqitje pozitive.

 

 

MARIN HARXHI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I GOLFIT

 

Performanca jonë ka qënë mbresëlënëse  djemtë kanë performuar mirë sidomos vitin e dytë ku ishim në një match play me Rumanin dhe ne e mundëm me rezultatin 2 me 1,një rezultat jashtëzakonisht për ne.Them se do të jetë një hap shumë I mirë për kombëtaren tonë për vitet në vazhdim .

 

 

Sportisti Florjan Lushaj rrëfeu eksperiencën gjatë aktivitetit.

 

 

FLORJAN LUSHAJ

SPORTITS I GOLFIT

 

Jemi 12 skuadra që marrim pjesë ,në përgjithësi jemi vendet e ballkanit dhe të europës lindore,performance jonë ka qënë ditën e parë goxha e mirë duke marr parasysh edhe fushën ,vështirësitë e fushës ,fusha është shumë e gjatë e kemi pasur pak të vështirë të ambjentohemi në krahasim me fushat që ne kemi lozur.

 

Federata shqiptare e golfit tashmë ka nënshkruar një kontratë me fushën në Pisa për tu stërvitur dhe për tu bërë gati për të parin Kampionat Shqiptar që do të zhvillohet në tetor.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re