Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i cili mbahet në burg pas akuzave për korrupsion.

Në seancën dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë në KPK vetë Hasa nuk ishte i pranishëm, ndërkohë që iu evidentuan probleme të shumta me deklarimin e pasurisë dhe burimin e të ardhurave.

Hasa u arrestua rreth dy muaj më parë me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka marrë para kundrejt lirmin nga akuza të një personi të burgosur.

Edhe pse ishte njoftuar për seancën në KPK, Hasa nuk ishte i pranishëm në sallë, dhe as ndonjë përfaqësues ligjor i tij.

Gjetjet e KPK-së që u lexuan gjatë seancës:

Vlerësimi i pasurisë ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime financiare, ka kryer deklarim të rremë. Është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2004. Një apartament në Kavajë të cilin e la shitur, e ka deklaruar të shitur në shumën 1 mln e 500  mijë lekë në 1998. Mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje.

Nuk justifikon 900 mijë lekë. Ka deklaruar truall 500 m2, për 400 mijë lekë në 1998, që është materializuar në vitin 2001. Ka mospërputhje në deklarimet për shitjen e pasurisë karabina, duke deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës. Komisioni konstatoi mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni. Në analizën financiare ndërtimi në fjalë është blerësuar në vlerën 3 mln e 600 mijë lekë, ndërsa subjekti e ka deklaruar në 2 mln lekë.

Është i dyshimtë mos deklarimi i ndërtesës dhe shitblerja e saj pasi ka mospërputhje në deklarata. Mungesë dukomentacioni për shumën 2.5 lekë me të cilën deklaron se e ka shitur. 180 m2 sipërfaqja e karabinasë pa dokumentacion që justifikon burimet financiare. Apartament me sip 163m2 në Durrës, sipas kontratës janë paguar pjesërisht me afat përfundimi shlyerje në vitin 2001 për të cilin ka paguar 44 mijë dollarë amerikan. Mbetet e paqartë periudha e shlyerjes së kësaj shumë. Ka mungesë destinacioni.

Subjekti nuk i ka deklaruar në 2004 apartamebtin dhe vlerën e tij brenda afateve ligjore kur ka kisur detyrën.

Subjekti ka deklaruar në 2006 shtëpi banimi 153 m2 ku deklaronte pagesln me këste. Ka bërë dekaklarime kontradiktore në të gjitha deklaratat. Shuma prej 2.5 mln lekë e deklaruar nga subjekti sënë llogari bankare nuk është oranuar nga komisioni për të justifikuar blerjen. Në shitjen e pronës janë konstatuar deklarime që dyshohet se janë të rreme pasi nuk përputhen me vlerën reale të tregut.

Në 2005 ka deklaruar se nuk ka asnjë detyrim financiar brenda dhe jashtë vendit. Subjekti ka konfirmuar vlerat e paguara për shlyerjen e detyrimeve deri në vitin 2006, vit kur është bërë edhe shlyerja e plotë e shumës prej 40 mijë dollarë amerikan.

Depozitë bankare në bankën e kursimeve në vitin 2004 në emër të bashkëshortes me vlerë 2.5 milion lekë me burim shitjen e banesës. Nuk është vërtetuar fakti i të ardhurave për ndërtimin e saj. Kjo depozitë është tërhequr në vitin 2005, gjë të cilën subjekti nuk e ka deklaruar. Komisioni kërkoi nga subjekti burimin e kësaj shumë dhe ai nuk e ka provuar.

Apartament 90 m2 në Sarandë. Nuk ka deklaruar shumën e këstit të parë 792 mijë lekë si dhe vlerën totale 3.9 milion lekë në vitin 2009. Vlera e pagesës do bëhej me këste. Kësti i parë 790 mijë lekë është paguar paraprakisht ndërsa kësti tjetër prej 1.3 mln lekë do të paguhej pas marrjes së apartamenti.

Këtë shumë e ka paguar me një kredi të marrë në kushte lehtësuese, por djali dhe bashkëshortja nuk janë punonjës që përfitojnë nga këto lehtësira dhe është e dyshimtë marrja e kësaj shume prej 2 mln lekë.

Subjekti nuk ka deklaruar kontratën  e sipërmarrjes në vitin 2010. Nuk ka deklaruar pagesën e këstit prej 790 mijë lekë. Nuk ka deklaruar mbylljen e llogarisë bankare. Vlera e pasurisë nuk është përfshirë në vitin 2014 në deklarimet e tij.

Tokë kullotë Palermo Himarë, mungesë të lidhjes me dhuruesin me sipërfaqe 1000m2. Dhurata fëmijëvebtë tij. Rezulton se fëmijët e tij disponojnë 2000m2 dhe jo aq sa ka deklaruar dhe jo tokë kullotë. Në këtë sip toke rezukton se nuk është bërë asnjë investim. Dhuruesi është pronar i 38 mijë m2, që pranon se pjesën e dhuruar prej 1000 m2 e jep pa asnjë detyrim.

Është regjistruar në emër të fëmijëve të Hasës në 2005. Konfirmohet regjistrimi i pronës dhuratë. Fëmijët dhe dhuruesi kanë firmosur deklaratë noteriale dhurim-pranimi në vitin 2014. Mbetet i dyshimtë dhurimi pavarësisht se nuk janë konstatuar shkelje. Subjekti duhet të justifikojë bindshëm si kanë përfituar familjarët e tij një pronë të tillë madje pa lidhje gjaku.

Automjet i blerë me burime të dyshimta financiare, nuk është deklaruar shitja e tij. E blerë në 1 mln lekë, me burim huanë me afat 5 vjeçar me këste 200 mijë lekë, pa kontratë, ende vlera nuk është shtyrë sepse është bërë marrëveshje gojore për shtyerjen e afatit. Në 2008 ka marrë hua 1 mln lekë nga shtetasi I.M. duhej të përfundonte në 2013 shlyerja e huasë me këst 200 mijë lekë.

Duket se subjekti nuk ka justifikuar burimin e të ardhurave për dhënie huaje, ka paqartësi në deklarim, nuk provohet me dokumentacion, mbetet vetëm në nivelin deklerativ. Ndër vita ka pasur probleme në deklarimet periodike vjetore ndërsa në 2014 deklaron shlyerjen e plotë.

Automjet tip Peugeot Blerje dhe shitje brenda 2 javëve ku ka deklaruar shitjen e tij dhe jo blerjen, me vlerë 500 euro, ndërsa e ka shitur në shumën 2 mijë e 500 euro. Deklarata e shitjes në gjuhën greke. Vlera e përfituar nga shitja nuk është përfshirë.

Automjet tip audi, me vlerë 850 euro, shitjen djalit të tij në shumën 1000 euro tp cilën edhe ky e ka shtitur për 400 mijë lekë, të gjitha në harkun kohor 2 vjeçar. Hasa ka bërë kontratë shitblerje me djalin por jo një e tillë me blerësin e parë, pasi është bërë vetëm përmes një faturë. Ngelet e dyshimtë blerja fillestare dhe ajo e shitjes nga djali për 400 mijë lekë, për më tepër i biri nuk ka pasur burim të ligjshëm të krijimit të kësaj pasurie

Automjet tip ëolsvagen, në 2016 në vlerën 200 mijë lekë nga djali, me vlerë burimi përftuar nga shitja e audit. Mbetet i dyshimtë çmimi i blerjes në raport me vlerën e tij. Mbetet i pavërtetetuar burimi i kësaj pasurie

Shpenzimet e arsimimit të fëmijëve në Rusi. Janë deklaruar vetëm shpenzimet e jetesës e jo të studimeve. Në 2003-2004 dhe 2004-2005, subjekti deklaron se gjyshërit dërgonin para. Shpenzimet janë vlerësuar në 700 mijë lekë në vit subjekti ka bërë deklarime të ndryshme të shpenzimeve të fëmijëve. Ka mospërputhje deklarimesh të periudhës së shkollimit të fëmijëvebnë Rusi. Subjekti në i ka deklaruar.

Ka deklaruar se ka një mercedez, që se ka deklaruar të tij, por si provë shtetasit D.A. vajza ka benz po ashtu në pronësi të shtetasit E.Gj. nuk ka justifikim për mbajtjen dhe kohen në përdorim.

Subjekti ka pranuar senka pranuar dhurim, në rormën e përballimitntë shpenzimeve për një udhëtim në Moskë në vitin 2006. Nuk ka sqaruar rrethanat, shumën, arsye

Evidentohen 15.5 milion lekë mungesë burimesh financiare në raport me investimet apo shpenzimet ngarkim të Hasës.

Prona, makina, shkollimi i fëmijëve në Rusi/ Sali Hasës i gjenden ”1 mijë e 1 të zeza” nga KPK, kur pritet të merret vendimi për prokurorin e arrestuar

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re