Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masën administrative 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një lokali i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Uniformat blu kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një lokali, shtetasi me inicialet S. C., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se ishte duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari një lokali që vijonte të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një lokali:

Shtetasin S. C., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re