Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit është “më afër se ka qenë ndonjëherë”, ka deklaruar presidenti i SHBA, Joe Biden.

Megjthatë, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan paralajmëroi se ende nuk kishte një marrëveshje.

 

 

Pas dy ditësh bisedime në Doha të Katarit, zyrtarët e lartë folën pozitivisht për negociatat.

Negociatorët do të mblidhen në Kajro, javën e ardhshme për të provuar dhe finalizuar marrëveshjen.

“Unë nuk dua të mashtroj asgjë… ne mund të kemi diçka,” u tha Biden gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Është shumë, shumë më afër se sa ishte tre ditë më parë. Pra, mbani gishtat të kryqëzuar”, u shpreh Biden.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko