Temperatura deri në 40 gradë parashikohen për ditën e sotme.

Bëni mirë që të mbani me vete shishe me ujë si dhe të evitoni pikun e vapës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 40°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior – Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re