Sekretari i Përgjithshëm i PS, deputeti Taulant Balla, menjëherë pas shkarkimit të Metës nga Kuvendi ka deklaruar me ironi se ‘’Mbarësia e madhe filloi’’.

Balla thotë se Kuvendi mbaroi punë sot me Metën dhe tani pret GJykatën Kushtetuese. Ai u bën thirrje politikanëve të heshtin ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Mbarësi e madhe filloi, se filloi dhe shiu. Dua të falenderoj gjithë deputetët edhe ata që votuan pro, kundër dhe abstenim. Jemi Republikën e mirëfilltë parlamentare. Vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese , i takon asaj të shprehet, brenda një afati që është brenda 3 muajsh, është dhe gushti në mes, dhe ndoshta Gjykata do kërkojë një muaj më shumë.

Është në të mirë të procesit dhe të marrë kohën, brenda rregullores kur bëhet fjalë për një çështje të tillë.

I shkarkuari të presë Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendimi i Gjykatës është kur 5 anëtarë shprehen pro. Aq duhen.

Unë nuk komentoj. Thirrja ime besoj të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtje ndaj çdolloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. E kemi dhe është e pavarur, Gjykata duhet të flasë, ne duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbaroi sot.

Parlamentin e thërret në shtator Presidenti”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re