Skip to content

Mbërrijnë 11.700 dozat e radhës Pfizer, ja sa vaksina ka siguruar Shqipëria deri tani

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 11.700 dozat e radhës Pfizer në vendin tonë. Lajmin e bëri me dije Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Ai po ashtu shkruan se numri total i vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri deri më tani është mbi 967 mijë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb