Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur 31 590 doza të tjera të vaksinës Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi përmes një njoftimi në Facebook mbërritjen e tyre, ku shkruhet se në total janë rreth 2 milionë doza vaksinash anti-Covid të mbërritura në vendin tonë.

Kujtojmë se ditën e sotme kanë humbur jetën 7 persona nga Covid-19 dhe janë shënuar 451 raste të reja pozitive.

Postimi i plotë:
Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë🇦🇱
💉 Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim🙏🏼
#VaksinatShpëtojnëJetë🙌🏻

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re