Mbrëmjen e sotme në Rinas kanë mbërritur mbi 30 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.

“31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura në Shqipëri” shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Ogerta Manastirliu, e cila u konfirmua sot në detyrë edhe për mandatin e tretë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni në qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqendruar, janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit” mbyllet postimi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re