Skip to content

Mbërrijnë në Shqipëri 31 590 doza të tjera të vaksinës Phizer

Kryeministri Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook mbërritjen e 31 590 vaksinave Phizer duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më shpejt.

Rama shkruan se numri i vaksinave anti-Covid ka shkuar në 1,982,130, ndërkohë që në vend numri i të infektuarve është mjaft i lartë.

Postimi i plotë:
31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë🇦🇱
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni🙏🏼
#MbroShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë 💉

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb