Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur 117 mijë doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja shkruan se në total Shqipëria ka siguruar 2.379.960 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Postimi i Manastirliut: Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit. 2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re