Skip to content

Mbërrin në Rinas avioni me 200 ushtarë amerikanë, pjesë e stërvitjes ‘Defender 21’

Ditën e sotme ka mbërritur në Rinas, avioni me 200 ushtarë amerikane të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender 21’.

Per t’i pritur ne Rinas dolen ambasadorja e SHBA ne Tirane Yuri Kim dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura shqiptare gjeneralmajor Bajram Begaj!

Kjo stërvitje ka nisur më 26 prill dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor.

Pjesë e saj do të jenë 28 mijë trupa ushtarakë.

Defender 21 është stërvitja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.