Prindërit e fshatit Çermë-Poshkë i kanë marrë sërish fëmijët e tyre në shtëpi pasi ditën e sotme përveç përplasjes me drejtorinë e shkollës mbi klasat kolektive ka mbërritur dhe policia.

Shkak është bërë protesta e prindërve të këtij fshati të cilët refuzojnë ti çojnë fëmijët e tyre të mësojnë në klasa kolektive, fenomen i cili ndodh për të tretin vit radhazi sepse ka mungesë të mësuesve përkatës.

Duke marrë shkak dhe nga pandemia e Covid-19, mosrespektimi i distancimit social solli që prindërit të revoltohen sërish ditën dytë të mësimit duke mos i dërguar më në shkollë fëmijët e tyre. Prania e policisë duket se e ka përkeqësuar akoma e më shumë situatën. Fëmijët janë shprehur se janë frikësuar nga uniformat blu.

Prindërit nuk u tërhoqën nga vendimi i tyre edhe pse drejtori i shkollës 9-vjeçare Xhevahir Sufja ka thënë se mbas një diskutimi me Drejtorinë Arsimore, Divjakë është gjetur zgjidhja e problemit duke i eleminuar klasat kolektive.

“Dija nuk merret me zor e me forcë”, u shprehën ata për mediat duke mos e fshehur dhe zemërimin ndaj pranisë së forcave blu para shkollës 9-vjeçare të fshatit të tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re