Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur për herë të tretë brenda pak ditësh në selinë e PD-së, së bashku me Komisionin për Rithemelimin e PD-së.

Në të njëjtin orar kur Edi Rama është në konferencë me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, Berisha ka mbërritur dhe është futur brenda selisë, duke zgjedhur një prej sallave që më herët është përdorur për mbledhje nga vetë Basha.

Ky i fundit ndodhet në seli, në një dhomë shumë pranë me Berishën.

Burime bëjnë me dije për Fax Neës, se dera ku po mbahet mbledhja e Berishës u hap me forcë nga mvështetësit e Berishës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re