QSUT ka reaguar pas radhëve të familjarëve jashtë ambienteve e spítalit Infèktiv që kërkojnë informacion për pacientët e shtruar nga koronavirusi. Një pjesë e tyre kanë folur sot në distancë me mjekun infèksionist Pëllumb Pipero.

Në një shkrim në Facebook, QSUT thotë se ndodhen në një situatë pándemie dhe askush tjetër nuk lejohet të hyjë përvec pacientëve të sèmurë dhe personelit. Sa i përket informacionit që duhet të marrin familjarët, thotë se komunikimet bëhen nëpërmjet telefonit me mjekët.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u kujton familjarëve dhe të afërmve të qytetarëve të shtruar në Spitalin e Sèmundjeve Infèktive, se ndodhemi në një SITUATË PÁNDEMIE! Kjo do të thotë që kërkohet përgjegjshmëri maksimale prej të gjithëve.

Spitali i Sèmundjeve Infèktive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në spital Còvid prej disa muajsh, që do të thotë se përveç pacientëve dhe personelit, ASKUSH TJETËR nuk mund të lejohet të hyjë. Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e të afërmve dhe familjarëve të pacièntëve.

QSUNT ka vendosur në dispozicion një koordinator të posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar në Spitalin e Sèmundjeve Infèktive. Për pacièntët e shtruar, komunikimet e familjarëve me mjekun bëhen kryesisht nëpërmjet telefonit, për të evituar kështu infektimin e tyre.

QSUNT siguron të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sèmundjeve Infèktive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali”, thuhet në njoftimin e plotë.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin për mungesën e informacionit që kanë të afërmit nëpërmjet një fotografie të publikuar në Facebook ku shkroi: “Familjarët e qytetarëve të prekur nga Còvid-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetèsuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infèktiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.” (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re