Njoftimi i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes.
Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është:
Vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara të bashkisë dhe forcat e DMR-së Kukës për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbajtjen e saj nën kontroll. Vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës.
Terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka dhe mbajtja nën kontroll e vatrës së zjarrit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re