Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook, i ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen.

Manastirliu thekson se shifrat e rasteve aktive në të gjithë vendin kanë tejkaluar 10 mijë, ç’ka e bën të domosdoshëm vaksinimin e qytetarëve për të frenuar përhapjen e infeksionit.

“Vaksinat anticovid janë falas në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar në të gjithë vendin, mos neglizhoni”, shkruan mes të tjerash ministrja Manastirliu.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me # Covid19, kërkon përgjegjësi nga çdo qytetar, për mbrojtjen e shëndetit të tij por edhe për të tjerët.

Mosvaksinimi është pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re të infektimeve.

Mos e neglizho vaksinën.

Vaksinat anticovid janë # falas në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar në të gjithë vendin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re