Si pasojë e një defekti elektrik në zonën e fabrikës së Miellit kanë mbetur pa energji elektrike disa fidera, duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina.

Është ky njoftim që bën OSHEE, ku thuhet se një prej kabinave në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, pas hotel “Mondial” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.

Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për të zgjidhur problemin.

“Për shkak të defektit në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit, sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina. Një prej tyre,kabina nr2 në rrugën “Kongresi I Lushnjes”, pas hotel “Mondial” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës. Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re