Nesër do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike.

 

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë e PD-së.

 

“Të nderuar Kryetarë,Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.Me respekt,Sekretari i PërgjithshëmGazment Bardhi”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko