Emisioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ ka publikuar sot një video ku shfaqet Brilant Martinaj, autori i dyshuar për vrasjen e policit, Xhuliano Prelës.

26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

Në videot e siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gaujsh, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re