Janë zbardhur bisedat e tre kontrollorëve ajror të “AlbControl” të cilët u arrestuan për “shpërdorim detyre” pasi bojkotuan punën duke bërë që në aeroportin e Rinasit të mos ketë asnjë fluturim prej dy ditësh.

Armando Fezga është konstatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit What App me shtetasin Eldi Dervishi të cilit në datë 06.04.2021, ora 11:34 i shkruan:

“Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati, Hë në fund do e nisin”.

Më pas, në komunikimin në grup të datës 06.04.2021, ora 04:25 kontakti i regjistruar me emrin “Hajredini” i shkruan shtetasit Almando:

“Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan:

“Mbylle kullën”.

Shtetësi Hajredin i përgjigjet:

“Nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.

Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ky shtetas ne date 07.04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrolloreve të “Albcontrol” sh.a në Hotel …

Gjithashtu, nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për pune, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjore, për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësisë së veçantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, si këqyrja e aparatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca, është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit “What’s App” me shtetasin Gersi Spaho posedues i numrit telefonik celular “069****”, të cilit në datë 06.04.2021, ora 21:12 i shkruan se:

“Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin ?”

Në datë 06.04.2021, ora 10:50 shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar shtetasit Olsi Petri nëpërmjet aplikacionit “What App” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa ky fundit i është përgjigjur

“Në 12 jam aty”

Në datë 06.04.2021, ora 10:49, shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të regjistruar me emrin Ezi, me numër celular “069*****” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet:

“E mira është të shkruash më shkurt”.

Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim, del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin Ezi për mënyrën e përpilimit të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re