Është mbyllur greva e urisë në burgun e Peqinit.

Ekipi i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve i kanë bindur të burgosurit që ta ndërpresin grevën që vijonte prej disa ditësh, raporton Balkanweb, që citon burime të pakonfirmuara.

Pak ditë më parë lidhur me grevën e urisë në këtë burg u shkarkuar drejtori Bukurosh Malluta.

Greva të ngjashme kanë shpërthyer edhe në disa burgje të tjera në vend si Shënkoll e Reç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re