Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Elbasan është mbyllur me një foto të përbashkët të dy kabineteve qeveritarë.

Të kombinuar dhe me maskën ku ishin qëndisur flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës ata pozuan në fund të takimit me një zotim nga ana e dy kryeministrave.

Shefi i kabinetit të qeverisë shqiptare Edi Rama tha se në rast se ministrat e dy palëve do kenë vullnet për të bashkëpunuar, rezultatet e marrëveshjeve dy palëshe do japin efektet e tyre pa vonesa.

“Faleminderit shumë të gjithëve! Le ti kalojmë dhe tejkalojmë kufijtë hapësinorë sa më shumë dhe sa më shpesh duke vajtur edhe ardhur tek njëri tjetri por në anën tjetër le mos i kalojmë dhe tejkalojmë kufijtë kohorë të zbatimit të marrëveshjes që kemi kakorduar tani sepse koha jonë si udhëheqës të institucioneve, nuk është koha jonë por koha e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve tanë, ndërkaq mirëmbahet prej qeverive tona të drejta, na priftë e mbara të gjithëve bashkë”, tha Kurti ne fjalen permbyllese.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re