Partizani ka fituar me rezultatin 1-0 derbin ndaj Tiranës. Golin e vetëm të takimit e shënoi Çinari në minutën e 83’ të takimit.

Erald Çinari mund të konsiderohet ‘zyrtarisht’  si njeriu derbi. Shkodrani u rikthye në fushë pas 4 muajsh si i dënuar dhe i mjaftuan pak sekonda për të kaluar ekipin e “Demave” në avantazh për 1-0.

Pas këtij rezultati partizani renditet në vendin e 2-të, ndërsa Tirana në vendin e 5-të.

Me këtë rezultat statistikat thellojnë diferencën e Partizanit, i cili e ka fituar 67 herë derbin, ndërsa Tirana 42 herë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re