Poliçani është bashkia e radhës në të cilën ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të zhvilluar me 25 prill në vendin tonë.

Kutitë e fundit janë numëruar në KZAZ-në numër 67 dhe rezultati është në favor të Partisë Socialiste.

Nga kutitë e numëruara në bashkinë e Poliçanit, PS ka siguruar 3871 vota, Partia Demokratike 1045 ndërsa lëvizja Socialiste për Integrim 864 vota. Ndërkohë deri më tani numërimi i votave ka mbaruar në Pustec, Këlcyrë, Has, Himarë dhe në Memaliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re