Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Tepelenë.
S’ka dyshim që PS-ja ka dalë fituese në një zonë që njihet si bastion i së majtës. Konkretisht socialistët kanë marrë këtu 3433 vota.
PD 1431 vota dhe LSI vetëm 750 vota.
Në rang qarku PS kryeson me mbi 50% të votave duke siguruar deri më tani 3 mandate deputetësh. Aktualisht kanë mbetur rreth 30 kuti pa u numëruar në KZAZ-në e Bashkisë Gjirokastër
