Plot 167 kilogram drogë që dyshohet se vinte nga Shqipëria janë sekuestruar ditën e djeshme në Rajo të Igumenicës, panë një ferme.

Sipas policisë greke lënda narkotike u zbulua nga qentë antidrogë dhe ishte e vendosur në 6 çanta dhe e ndarë në 83 pako.

Marijuana kishte kaluar nga kufiri i gjelbër, ndërkohe që në pranga ra një shtetas shqiptar që kishte transportuar lëndën narkotike dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve mëson se shqiptari i arrestuar është Mihal Leka, 37-vjeç, lindur në Sarandë. Mësohet se Leka është një emër i njohur për policinë dhe regjistron precedentë penalë në Sarandë për “përkrahje të autorit të krimit”, në një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Po ashtu ai njihet edhe si përdorues droge.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re