Mbrëmja e sotme në emisionin argëtues “Shiko Kush LUAN” ka qenë e ftuar dhe deputetja Rudina Hajdari, në të njëjtin ekip me këngëtaren Zajmina Vasjari.

Dy skuadrat blu dhe kuqe u vendosën para lojës së gjetjes së shkronjave në skenë. Cila skuadër do të gjente më shumë shkronja do të fitonte, ndërsa skuadra që do të humbte duhet t’i përgjigjej pyetjes pikante.

Skudra humbëse ishte skuadra e kuqe dhe kështu ata duhet të zbulonin se me cilin personazh publik kanë patur fantazinë *****.

Kapiteni Florjan Binaj u përgjigj se ka parë në ëndërr Kim Kardashian dhe me shaka tha se kjo ishte arsyeja e ndarjes së Kim dhe Kanye, Rudina  Hajdari u përgjigj duke thënë emrin e Brad Pitt, Zaimina Vasjari tha “Jason i “Transportuesi” pasi ka ngjashmëri me bashkëshortin e saj, Endrit Mërtiri tha emrin e Britney Spears ndërsa Alesia Noka tha Johnny Depp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re