Një 10-vjeçar nga Fushë-Bulqiza ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur sepse ka rrëshkitur në akull.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Mësohet se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshkitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Një fëmijë 10 vjeçar nga Fushë-Bulqiza u dërgua me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshkitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re