Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur paraditen e sotme në Vorë, ku ka takuar dhjetra qytetarë, të cilëve iu premtoi se pas 25 Prillit, ndryshimi do të ndihet në familjen e secilit prej tyre, në rast fitoreje të opozitës së bashkuar. Basha hodhi akuza për qeverinë e Edi Ramës, që sipas tij fitohen nga kompanitë e vetë deputetëve, duke përmendur Fidel Yllin dhe Sadri Abazin.

“Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri, gënjejnë që nga mëngjesi në darkë, njerëzit kanë mbetur në çadra, ndërkohë që këta bëjnë tendera që i fitojnë vetë deputetët, nga Fidel Ylli te Sadri Abazi. Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit, do iu japim në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarëve dëmin që iu është bërë, dhe pronat e tyre të ndërtohen aty ku kanë qenë”, tha Basha.

Gjatë takimit një qytetare iu ankua Bashës se i kishin hequr pensionin që merrte, ndërsa kreu i PD-së tha se kjo situatë do të merrte zgjidhje menjëhershme nga qeveria e re që do të ndërtojë vendin.

‘Më kanë hequr pensionin, do vijë të takojë te zyra’, u shpreh e moshuara, ndërkohë që Basha tha: Gjithçka do të marrë zgjidhje pas 25 Prillit.
Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re