Bisedimet e Greqisë me Turqinë do të zhvillohen me 25 Janar në Stamboll, ka njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë. Disa orë më parë, pala turke kontaktoi palën greke dhe propozoi që raundi i 61-të i bisedimeve të zhvillohej në këtë datë dhe ranë dakord.

Më parë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dha një mesazh të qartë Turqisë duke i kërkuar që “të ndalojnë së luajturi si shoqërues të dhëndrit dhe të caktojnë një datë për fillimin e bisedimeve”. Gjatë konferencës së përbashkët që mbajti nga Lisbona me homologun portugez, Mitsotakis sqaroi se Greqia do të marrë pjesë në bisedime kur të caktohet një datë, bazuar në vendimet e Këshillit Evropian.

I pyetur në lidhje me vërejtjet e ministrit turk Tsavousoglu se Ankara dëshiron të fillojë bisedimet në Janar, Mitsotakis e përshkroi atë si  “diçka pozitive që Turqia shpreh vullnetin për të filluar procesin” , duke shtuar se qëndrueshmëria dhe vazhdimësia janë të nevojshme.

Pritej që bisedimet greko turke për tensionin në Mesdheun Lindor të organizoheshin në Tiranë pas ftesës së kryeministrit Rama, të cilin duket se e kanë lënë jashtë loje. Ministri turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.

Por Ministria e Jashtme greke u përgjigj duke thënë se nuk kanë marrë asnjë ftesë zyrtare, por ishin gati për tu ulur në tryezë. Bisedimet u zhvilluar për herë të fundit në vitin 2016 kur në pushtet ishte qeveria Tsipras.

Por ditën e sotme, ministri turk Mevlut Cavusoglu tha: “Në një bisedë në telefon, gjatë periudhës së izolimit, ne thamë se jemi gati për bisedime paraprake. Greqia tha se ajo mund të fillonte negociatat rreth 11 janarit. Ndaj sot, ne ftojmë Greqinë që ta zhvillojmë takimin e parë në janar”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re