Numri i pacientëve me koronavirus të shtruar në Spitalin Infektiv është më i ulët krahasuar me një ditë më parë.

Këtë të mërkurë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 21 të shtruar, nga 27 që ishin të martën.

Nga të shtruarit, pesë janë në terapi intensive, ndërsa njëri prej tyre është i intubuar.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin total të të rikuperuarve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re