Familjarët e dy mësueseve të gjimnazit “Çajupi”, u përfshin në konflikt mes tyre, ku u përdorën edhe armët për pas një sherri që dy mësuesit kishin nisur mes tyre dy javë më parë.

Referuar dosjes, të cilën Fax News disponon, sherri mes dy mësuesve ka nisur pasi ato kishin pretendime se kishin folur pas krahëve me njëra tjetrën.

Përpara grupit hetimor, mëuesja e këtij gjimnazi Elida Qenami, është shprehur se një javë më parë kolegia e saj Domenika Toptani e kishte ndaluar edhe i kish thënë se pse fliste e bënte me shenja pas krahëve të saj.

“Më 4 tetor, Domenika, me të cilën nuk kam afrimitet më ka ndaluar e më ka thënë se pse flisja pas krahëve të saj. Më pas ajo ka filluar të më ofendoi me fjalë banale, ku më ka cënuar edhe nderin duke më përmenur bashkëjetesën dhe divorcin. Disa ditë pas këtij konflikti, me qëllim për të shuar sherrin jam takuar me djalin e saj, Alvaro Toptani, por edhe nga ky kam marrë kërcënime me jetë dhe ofendime banale”

Ndërsa mësuesja tjetër pretendon se është thirur nga kolegia e saj, kur ajo ka qenë e shoqëruar nga djali i dajës dhe vëllai I saj dhe është goditur nga ky i fundit.

“Elida më thirri në lokal ditën e ngjarjes, e më tha “hajde merru vesh me këta tani”. Vëllai I saj dhe një person tjetër më kanë kërcënuar me jetë, ndërsa vëllai i Eldës më ka goditur me grusht. Ai mu prezantua si shef policie dhe më tha që ju shuajmë si fis e nuk pyes për djalin tend”.

Për këtë çështje është arrestuar në flagrancë armëmbajtje pa leje Edmond Faja. Referuar dosjesjs hetimoreEnrik Qenamin, Ndriçim Qefalija dhe Laert Duro u përfshin nëkonflit me shtertasit Enea Kovaci, Elton Kasaj, Alvaro Toptani, Domenika Hasan Toptani, Elida Kujtim Qenami. Faja ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë.

Sipas procesverbalit në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 pistlete Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 pistoletë Model 54 te kalibrit 7.62min dhe një pistoletë tjetër të cilën Ndriçim Qefalija dyshohet se e ka hedhur midis shkurreve dhe murit të shkollës. Dyshohet të jetë arma e shërbimit të Qefalijas, I përfshirë në konflikt.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re