Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me qytetarët në rrugët e kryeqytetit.

Basha ishte në Njësinë 3 të Tiranës, ku është takuar edhe me biznese, të cilët i prezantuar me programin e PD.

Ndër të tjera nuk kanë munguar as batutat. Dy qytetarë i kanë shprehur kreut të PD, se edhe ato kanë mbiemrin Basha.

“Edhe ne kemi mbiemrin Basha. Shumë më pyesin çfarë e ke Lulzim Bashën.

Krejt temin e kam them”, tha qytetarja, ndërsa lideri i PD e shoqëroi me të qeshura duke shtuar se pas 25 prillit vjen ndryshimi, me fitoren e PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re