Më shumë se 60% e të gjitha rasteve të koronavirusit të ri të regjistruar në Francë janë të lidhura me llojin e mutuar të virusit që u identifikua për herë të parë në Britani, tha Kryeministri francez Jean-Castex ditën e sotme.

“Sidoqoftë, tani nuk po përjetojmë një rritje eksponenciale të COVID-19. Qarkullimi i virusit është përshpejtuar në dy javët e fundit dhe kjo lidhet qartë me variantin britanik,” u shpreh Castex gjatë konferencës së tij javore për shtyp.

Megjithëse virusi nuk po rritet në mënyrë eksponenciale, sistemi shëndetësor mbetet nën një presion të madh, shtoi kryeministri francez.

Franca do të zgjasë karantinën e fundjavës në zonën përreth Kanalit Anglez në Calais, pas karantinave të ngjashme të vendosura në Nisë dhe Dunkirk.

Castex deklaroi se vendi duhej të bënte çdo përpjekje për të shmangur një karantinë të re kombëtare për të trajtuar pandeminë COVID-19.

Franca vlerëson se do të vaksinojë të paktën 10 milion njerëz nga mesi i prillit, 20 milion nga mesi i majit dhe 30 milion nga vera.

Kryeministri shtoi se 3.2 milion njerëz janë vaksinuar deri më sot, përfshirë 1.8 milion që kanë marrë dy dozat e vaksinës.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re