Gjatë fjalës së tij në parlament, deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja, foli për balancën primare, e cila sipas tij, në 4 vitet e fundit ishte pozitive.

Beqja iu përgigj akuzave të opozitës jashtëparlamentare se rritja e borxhit publik po varfëron shqiptarët.

Deputeti u shpreh se në 6 vite borxhi u rrit me 18%, por të ardhurat për frymë u rritën me 25%.

Ilir Beqja: ”Ka 4 vjet që lodhet Ahmetaj duke iu shpjeguar balancën primare. Sot po vendosim, nga 2023-shi nuk është më negative. Do të thotë që në 4 vitet e fundit është pozitive. Ja ku është 10 vjet negative, balanca primare.

Meqë opozita jashtëparlamentare ka dy javë që thotë se si borxhi publik i ka varfëruar shqiptarët, ja ku është e vërteta, 2013-2019. Këta jemi ne. Në 6 vite borxhi u rrit me 18%, por u rritën me 25% të ardhurat për frymë. Shqiptarët jetojnë më mirë jo falë borxhit.  Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re