Ministria e Bujqësise dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi ishte e ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ ku foli për performancën që bujqësia kishte gjatë periudhës së pandemisë pasi ishte sektori më pak i prekur në krahasim me sektorët e tjerë.
Sipas Ekonomit, disa nga përparësite që ka pasur sektori i bujqësisë në periudhën e pandemisë ka të bëjë me faktin se bujqësia është një sektor që të gjitha proceset i zhvillon në natyrë dhe duke respektuar protokollet e sigurisë ndaj covid-19.
Dy aktivitetet që kishin një rritje gjatë pandemisë, sipas ministres, ishin aktiviteti i tregtisë me pakicë dhe konsumi familjar.
“Proceset bujqësore ishin procese në natyrë edhe në distancë fizike që detyronte vetë procesi i punës dhe respektoheshin rregullat që kërkonte i gjithë globi për të përballuar pandeminë. Bujqësia nuk e kishte këtë risk. Në vite është punuar për të hapur ato që quhen korridor të gjelbërta të tregtimit sidomos duke hequr të gjitha barrierat administrative që janë me lëvizjen e mallrave në kufi dhe rezultoi që kishin qenë të suksesshme gjithë përpjekjet që janë bërë deri më tani.
Në përgjithësi kjo periudhë pandemie tregoi që aktivitet e tregtisë me pakicë dhe konsumi familjarë ishin më të rriturat. Natyrisht që bujqësia jep një kontribut tek këto, sepse aktiviteti me pakicë që do të thotë dyqanet, supermarketet funksionojnë shesin produkte të freskëta dhe njerëzit bëjnë porosi në shtëpi për produkte që i konsumojnë ato. Kjo ndodhi jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin. Dhe kjo ishte një arsye pse eksportet u rritën, por që të rriteshin eksportet nuk mjafton që ti të kesh vetem kërkesën, a ke mundësi të bësh dhe ofertë?”- u shpreh Ekonomi.
(S.D/Faxweb.al)
/faxweb
