Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edlira Bushati e ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për situatën politike në selinë blu dhe çështjen “Berisha”.

E njohur si një ndër kritikët e hershëm të Bashës, Bushati gjatë fjalës tha se një pjesë të fajit për disfatat e njëpasnjëshme të PD-së ka edhe Berisha i cili ka qëndruar në heshtje duke mbështetur Lulzim Bashën. Gjithashtu Bushati theksoi se Sali Berisha gëzon mbështetjen 80% të anëtarësisë dhe elektoratit të Partisë Demokratike.

“Nuk ka qenë e lehtë të dilje kundër Lulzim Bashës në vitin 2017. Unë dhe shumë të tjerë kemi humbur investimin që kemi pasur që fëmijë në atë parti duke kundërshtuar Lulzim Bashën dhe heshtjen e Sali Berishës. Kemi përballë një person që ka vendosur të hedhë tutje, investimin 20 në parti pikërisht sepse mendonte se Sali Berisha po e mbronte Lulzim Bashën. Në 2017 nuk ishte e leht5ë që të dilje kundër në 2017 kundër Bashës i cili mbështetej nga Sali Berisha. Unë dhe disa të tjerë kanë thënë në dreq të vejë investimi ynë 20 vjecar në këtë parti nëse gjendja është kjo, ne kemi humbur investimin që kishim që fëmijë në këtë parti pasi nuk ishim dakord me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën heshtja e tij ishte mbështetje për Bashën. Ka ardhur koha të vendosim disa pika mbi “i”. Sali Berisha lideri historik i PD nuk është ai lloj kryetari i PD që pëlqehet nga anëtarësi. Berisha ka fajet e veta në qeverisje dhe gjatë heshtjes së Berishës”, u shpreh fillimisht Edlira Bushati.

Ndërsa gazetari Roland Qafoku gjatë ndërhyrjes në “Skype” e ka cilësuar Edlira Bushatin si “viktimë” e mënyrës së gabuar që Basha drejtoi PD.

Ronald Qafoku: “Ju dhe shumë të tjerë jeni viktimë e mënyrës së gabuar që Basha drejtoi PD dhe ju përjashtoi. Por nuk do të ishte më mirë që ju ta gjenit zgjidhjen vetë pasi në një moment të caktuar Berisha u bë viktimë dhe ju tani gjeni shpëtim tek Berisha. Kjo ka një gjë të mirë që Berisha ju bashkua juve, ka një brishtësi nga ju, mbetet të ndarë vec e vec, shpëtimi ju erdhi nga zoti Berisha. A do të shërbejë ky aksion i Berishës për të përmbysur atë gabim që nga viti 2013 dhe gabimeve të njëpasnjëshme që ka bërë Lulzim Basha?

Edlira Bushati: “Gazetarët edhe ne jemi në dijeni të shumë sondazheve që janë bërë gjatë 8 viteve brenda Partisë demokratike që i ka pasur për përdorim të brendshëm. A është e vërtetë që Slai Berisha gëzon autoritet në masën dërmuese (sondazhet thonë mbi 80%) të anëtarësisë dhe elektoratit të PD? Sondazhet thonë që kjo është e vërtetë.

Roland Qafoku: Cfarë do që të ndodhë në PD, kjo situatë do tio bëjë shumë mirë PD e cila ishtey në gjumë. Kjo tronditje kaq e madhe vetëm mirë i bën PD-së. Zgjidhja e kësaj cështje është kombëtare nuk është cështje brenda PD, e cila ka pasur 600 mijë vota në zgjedhje dhe nuk mund të tkurret në militantizëm. PD ëhstë një opozitë, zgjidhjen duhet ta japë pikërisht grupi që është përtej Berishës dhe përtej Bashës. Nuk mendoj se militantët që mbështesin me militantizëm Bashën i cili ka strukturat e larta të PD, por edhe njerëzit e Berishës nuk i japin zgjidhje. PD duhet btë ketë frymëmarrje të thellë, si në vitin 1992 sepse ne e shikonim PD pikërisht me sytë e atyre njerëzve që ishin me emër në fushat e tyre përkatëse.

Edlira Bushati: Cila është zgjidhja? Ne duhet të evidentojmë saktë problemin. Çfarë ishte PD pas zgjedhjeve të 25 prillit? Një rezultat që është më i ulët (për nga numri i votave) sesa rezultati i humbjes së PD në vitin 2013, pra kjo parti është zvogëluar në elektorat, dhe kjo nuk është pak. Është humbja e 3 palë zgjedhjeve parlamentare nga një kryetar partie i cili ka paturpësinë që nuk jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Edhe po mos kishim fenomenin “Berisha”, kjo parti nuk fitonte kurrë. Në gjumë ka qenë kryetari i PD, konflikti ka qenë aty, të gjithë heshtnin por thoshin saqë e mbështet doktori hajde po e lëmë Lulin në parti. Topalli ishte simbol në PD por askush nuk e mbështeti

(O.M/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re