Në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax Neës kanë qenë të ftuar: Analisti Ilir Kalemi dhe Profesor Fadil Maloku në një lidhje të drejtëpërdrejtë me skype.

Pjesë nga deklaratat e të ftuarve:

A mund të shohim ne mundësinë e një konflikti të ri që mund të nxitet nga lëvizjet e njëanshme politike e paplanifikuar në vend?

Fadil Maloku: Fakti që Serbia në një mënyrë nuk e ka njohur ende Kosovën dhe fakti që në Bosnje nuk ka një kohezion midis tre etniteteve kryesore, tregon që ka një mundësi për luftë në rajonin e Ballkanit. Unë kujtoj që Serbia po kalkulon se ka ardhur koha që në një mënyrë apo në një tjetër të masë pulsing e SHBA-ve.

Ilir Kalemi: Pse shqiptarët kanë një rol të paprecedentë në rajon? Ssepse jo vetëm shqiptarët kanë kontribuar së fundmi jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoninë e Veriut kanë pasur një rol vendimtar sa i përket marrëveshjes së Prespës dhe shqiptarët kanë luajtur rol në shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi. Gjithashtu janë shqiptarët të cilët po mbajnë në këmbë qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu në Maliësi është një shqiptar I vetëm që po mban në pushtet një qeveri në Mal të Zi.

Maloku: Bota shqiptare mendohet se ka Tiranën si qendër jo Shkupin dhe Prishtinën. Por kjo Tirana duket sikur është në gjumë dhe njëkohësisht po merr vendime absurd që nuk shkojnë me interest e botës shqiptare. Këtu kemi rastin e Open Balkan. Për mendimin tim, Tirana nuk e ka luajtur rolin si nënë në dekadat e fundit. Pra duhet që të bëhet Prishtina qendër. Mos harrojmë që ajka e shqiptarisë ende ekziston dhe prodhohet në Kosovë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re