Gazetari Mentor Kikia bëri një parashikim për fundin e procesit që ka nisur brenda PD-së. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kikia tha se Kuvendi Kombëtar do të shkarkojë Bashën, por mënyra sesi do të sillet ai pas këtij vendimi, përcakton edhe të ardhmen e partisë

.Jemi duke shkuar një Kuvendi Kombëtar që padyshim do të shkarkojë Bashën. Këtu mbetet për t’u parë nëse do të kthejë mendje apo do të qëndrojë kryetar. Nëse shkohet këtu, ku do kemi një kuvend që shkarkon Bashën që refuzon ta njohë këtë vendim, kam frikë se kemi shkuar te pika fundore.

Do krijohen dy PD: njëra e Berishës, tjetra e Bashës. Berisha nuk do të jetë në gjendje ta përthithtë partinë e Bashës dhe mund të kemi një opozitë zyrtare dhe një tjetër jo zyrtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re