Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të jetë e pranishme personalisht në samitin e G7 të liderëve, në qershor. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i saj.

Samiti ishte zhvendosur online këtë vit, si reagim ndaj pandemisë së koronavirusit, por presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e shkuar se ai do ta organizonte personalisht samitin, në shtëpinë e bardhë dhe në Camp David.

Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, u citua të thoshte: “Duke marrë në konsideratë situatën aktuale kancelarja nuk mund të udhëtojë drejt.

Uashingtonit për të marrë pjesë personalisht në samit. Kancelarja falenderon presidentin Trump për ftesën që i ka drejtuar”.

Sidoqoftë, një zyrtar francez tha se presidenti Emmanuel Macron po mendon të jetë i pranishëm në camp david, nëse kushtet e shëndetit e lejojnë. SHBA, ka deri më tani bilancin më të rëndë të koronavirusit në botë. Më shumë se 102 mijë persona kanë humbur jetën dhe mbi 1.7 milionë njerëz janë prekur nga virusi.

Samiti i G7 ishte parashikuar fillimisht të mbahej më 10 dhe 12 qershor në Camp David, por ai ishte menduar të bëhej online. Javën e kaluar Trump tha se do të donte që liderët e botës të mblidheshin atje personalisht për ti dhënë njerëzve një sinjal shprese se gjërat po ktheheshin në normalitet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re