Ilustruese

Një automjet ka marrë flakë mesditën e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta”, teksa ishte në lëvizje. Policia bën me dije se dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa drejtuesi 25-vjeçar nuk ka pësuar dëmtime.

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 10:01.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R.S., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re