Një banesë në fshatin Luzë i Vogël të Kavajës në pronësi të një shtetasi 94-vjeç  është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Si pasojë e flakëve ka pësuar dëmtime në trup i moshuari, i cili është transportuar me urgjencë për në spitalin e qytetit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2021, rreth orës  12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re