Foto ilustruese
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se automjeti në pronësi të shtetasit B.M dyshohet të jetë përfshirë nga flakët si pasojë e një difekti teknik.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
