Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e diel parashikohet kryesisht i vranët e paradite me intervale të shkurtra kthjellimi në zonat e ulëta.

Në orët e para të ditës, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veri dhe në jug vendit. Më tej, në mesditë intensiteti i reshjeve ulët.

Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve në të gjithë vendin.

Në zonat malore mbi 1000 m parashikohen reshje borë me intensitet mesatar e afër mesnatës, borë e dendur në këto zona.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug 2-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do të ketë erë tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 18-20m/s.

Valëzim i forcës 5-6 ballë me lartësi vale 1.7-3.5m. Forca e detit rritet duke nisur nga orët e pasdites.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/13 re shi

Kukës 2/10 re shi/borë

Lezhë 6/14 re shi

Dibër 2/8 re shi/borë

Durrës 7/14 re shi

Tiranë 5/11 re shi

Elbasan 4/13 re shi

Berat 9/14 re shi

Vlorë 9/14 re shi

Korçë 2/8 re shi/borë

Gjirokastër 5/11 re shi

Sarandë 9/12 re shi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re